Lajme

Haziri pret balotazh në Prishtinë në mes këtyre dy partive

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri thotë se Prishtina do të shkojë në balotazh. Ai pret që kryetari i ri në kryeqytet të zgjidhet në raundin e dytë në mes të Përparim Ramës dhe Arben Vitisë.

Komentet Haziri i bëri në emisionin Pressing në T7.

“Në Prishtinë, Prizren dhe Podujevë pres balotazh’, thotë Haziri.
“Në Prishtinë Përparim Rama si urbanist po e udhëheq fushatën e LDK’së me ekipin e tij. Unë pres që në balotazh me qenë me VV’në edhe natyrisht në balotazh mandej kandidatët e kanë rolin e rëndësishëm por jo kryesor”, shpjegoi Haziri.

“Partitë politike me lidhje te koalicioneve mund të bëjnë efekte të mira ose mund ta dëmtojnë. Më 2017 LDK është dëmtuar nga koalicionet e këqija”, tha ai.

Postime të ngjajshme
Lajme

PDK po përgatit padi për qeverinë Kurti

Lajme

Labi jep lajmin e mirë, thotë se Ambasada në Shkup e ka ftuar nënën e vajzës së sëmurë për të shikuar mundësinë e pajisjes me vizë

Lajme

Kaq vite burgim mund të dënohet burri që rrahu brutalisht gruan në market

Lajme

Komandanti i Njësisë Speciale reagon për rrahjen e gruas në Prishtinë