Lajme

Haziri ka konfirmuar se nuk është pjesë e garës për kryeministër brenda LDK-së

Mbrëmë, bashkë me strukturat e LDK-së në Gjilan, kryesinë, kryetarët e nëndegëve, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë, kanë mbajtur takimin mobilizues për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një shkrimi në facebook, ka konfirmuar se nuk është pjesë e garës për kryeministër brenda LDK-së.

Haziri tha se në këto zgjedhje do t’i kontribuojë LDK’së nga pozita e shefit të shtabit zgjedhor.

“Prej sonte, e kemi funksionalizuar Shtabin Zgjedhor, të cilit do t’i prijë me kënaqësi drejt fitores së madhe për Gjilanin e Republikën”, ka shkruar Haziri.

Kujtojmë se Haziri ishte një nga emrat që u përfol se mund të jetë kandidat për kryeministër i LDK’së, parti kjo e cila ende nuk e ka bërë publik emrin e kandidatit për kryeministër.

Gjatë ditës u raportua se LDK-ja nesër do të njoftojë publikisht për emrin i cili do të synojë karrigen e shefit të ekzekutivit në qeverinë e ardhshme.

Zgjedhjet do të mbahen në tremujorin e parë të vitit që po vjen. Kjo për shkak se Gjykata Kushtetuese çoi vendin në zgjedhje pasi qeveria e kryeministrit Hoti, doli të ishte pafuqi juridike.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Hazirit:Afro 1000 veprimtarë dhe veprimtare janë aktivizuar, kanë nisur angazhimin në terren dhe po punojnë me entuziazëm të paparë.

Prej sonte, e kemi funksionalizuar Shtabin Zgjedhor, të cilit do t’i prijë me kënaqësi drejt fitores së madhe për Gjilanin e Republikën.

Lista për deputetë do të jetë reprezentative dhe me integritet të lartë njerëzor e profesional. Bashkë do t’i zgjedhim njerëzit më të mirë të Gjilanit. LDK është e madhe. Urime zgjedhjet!

Postime të ngjajshme
LajmeShendeti

‘Implantimi i mikroçipeve’, reagon Bill Gates pas teorive konspirative

Lajme

IKSHPK bënë thirrje për zbatimin e masave kufizuese

Lajme

Bëhet promovimi i librit “Krime serbe në Kosovë”

Lajme

Parashikimi i motit në Kosovë