Lajme

Haziri i përgjigjet Konjufcës për ultimatumin

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri iu është kundërpërgjigjur në një deklaratë për Gazetën Express, shefit të grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufcës që i dha partisë së Isa Mustafës ultimatum deri më 23 gusht për të vendosur për koalicione. Haziri ka kërkuar nga Konjufca që të ketë edhe pak durim, sepse, sipas tij këta janë afër vendimeve.

Nënkryetari i LDK-së ka kërkuar nga Vetëvendosje që të mos e nëpërkëmbin vullnetin e tyre, shkruan Gazeta Express.
Shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca në T7 ka dhënë ultimatum drejtuar LDK-së, së Isa Mustafës, duke thënë se e presin këtë parti vetëm deri më 23 gusht, për të vendosur për koalicionet.

 “Pas 23 gushtit ne nuk e presim më shumë LDK’në, ndoshta vetëm edhe nja 2-3 ditë tjera”, ka thënë Konjufca. Kjo sipas tij po bëhet për të mos humbur më shumë kohë, derisa i njëjti u shpreh se kryeministri, do të jetë i VV-së edhe nëse i bashkojnë forcat me LDK-në.

Këtyre deklaratave iu është përgjigjur sot gjatë ditës në një prononcim për Gazetën Express, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, që njëhërësh është edhe një nga emrat e lakuar si kandidat i kësaj partie për kryeministër.

“Nuk kam koment për besë! LDK ka bashkëpunuar në dy nivele me VV dhe në çështjet që na bashkojnë e jo në ato që na dallojnë. Vullnetin tonë nuk është mirë me nëpërkëmbë me ultimatume politike”, tha nënkryetari i LDK-së, derisa, tutje, ka dhënë edhe një porosi për Konjufcën duke ura rikujtuar që nuk kanë shkuar te varri i Ibrahim Rugovës.

“Ne kemi agjendën tonë dhe i përmbahemi asaj… meqë durimi është vlerë që e kultivon LDK, atëherë i them Glaukut: Pak durim se jemi afër vendimeve…mos e harroni casjen e Ibrahim Rugovës se nuk përballohet lehtë po ashtu”, ka thënë Haziri për Express.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat