Sport

Haxho ‘kërcenon’ Llapin

Nesër në “Fadil Vokrri” zhvillohet derbi rajonal ndërmjet Prishtinës dhe Llapit.

Përballje kjo e dy skuadrave që nuk mund të themi se janë të kënaqura me rezultatet e tre ndeshjeve të para.

Prishtina nga tre ndeshje kampionale ka një fitore (vendase) dhe një barazim dhe humbje – të dyja këto si mysafire. Me katër pikë të tubuara, Prishtina klasifikohet e 7-ta.

Në anën tjetër, Llapi nga tre duelet e para ka po aq humbje dhe pozicionohet e fundit në klasifikim.

Përndryshe skuadra nuk përballet me lëndime ndërsa i licencuar është edhe qendërmbrojtësi i sapo ardhur, Gentjan Muça, njofton faqja e FC Prishtina.

“Janë tre ndeshjet e para që po e nise mirë konsiderohesh më favorit, mirëpo ne kemi bërë një gjysmëhapi për fajin tonë dhe tani krejt çfarë mendojmë janë vetëm tre pikët për të rikthyer besimin ekipi.

Përndryshe, Llapi është një klub që pak a shumë më nxori në pah në Superligën e Kosovës dhe tani përballemi dy kundërshtarë e që gjithmonë kanë shfaqur ndeshje të fortë, por megjithatë e shoh që mund t’i kemi tre pikë duke pasur parasysh që luajmë edhe në fushën tonë.

Sa i përket formës personale, duke parë edhe ekipin, e konsideroj që e kam në rritje dhe duke parë ndeshjet e ardhshme dhe duke dhënë maksimum, jo vetëm unë, por së bashku ekipi dhe duke u mbështetur tek njëri tjetri, gjithmonë do të kemi sukses. I pari është klubi, pastaj janë individët.

Kuptohet për një portier besimi do të thotë shumë dhe varet shumë edhe nga ato lidhjet e dashurisë shoqërore. Pra, besimi tek portieri është gjithçka dhe mendoj se e kam, e ndjej atë besim. Këtë besim që kam prej shokëve të ekipit duhet të ua kthej mbrapshtë me përformancë gjithsecilit, tërë ekipit”, ka thënë portieri i Prishtinës, Haxho.

Java V
Prishtina – Llapi
E diel, 4 tetor – ora: 15.00
Stadiumi: “Fadil Vokrri”, Prishtinë
Gjyqtarë: M. Bejtullahu, B. Morina, S. Berisha, G. Shala
Pa prezencën e shikuesve.

Postime të ngjajshme
Sport

Rezultatet e ditës në Ligën e Parë

Sport

Rënditja tabelare në Superligën e Kosovës

Sport

Kanë përfunduar tri ndeshjet e xhiros së tetë në Superligën e Kosovës

Sport

Florian Kohfeldt flet për Rashicën, tregon nëse do jetë startues kundër Hoffenheimit