
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shkarkuar sot tre zyrtarë në ministrinë që drejton, të cilët ishin emëruar nga ish-ministri i AAK’së Selim Selimi, shkruan Gazeta Metro.
Haxhiu shkarkoi Astrit Gjocaj, Sami Bunjaku dhe Dhurata Salihi.
Në arsyetim thuhet se vendimet për emërimet e tyre janë bërë në kundërshtim me rregulloret e organizimit të brendshëm të Ministrisë.
Më poshtë ju sjellim vendimin e Ministres Albulena Haxhiut.