Sport

Haxhihamza nuk e bind Shkëmbin, trajneri dëshiron të transferojë portier tjetër

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi të hënën ka filluar punën zyrtarisht duke mbajtur stërvitjen e parë me ekipin e ri.

41 vjeçari ende nuk ka vendosur për ndryshimet që do të bëj në skuadër, përkatësisht për largimet apo afrimet që do të bëhen në afatin kalimtar të janarit.

“Jemi duke punuar në atë drejtim por ende nuk e kami ndarë mendjen. Për momentin jemi në bisedime me disa portierë nga Kosova dhe Shqipëria, por ende nuk kemi vendosur” deklaroi Shkëmbi për Indeksonline.

Transferimi i vetëm deri tani te Ballkani në afatin kalimtar dimëror është mesfushori Diar Miftaraj që në vjeshtë luajti te Drenica.

Postime të ngjajshme
Sport

Djali i Tahir Batatinës mbledh yjet e Dritës, Ballkanit dhe Llapit, premton diçka për vitin 2022

Sport

Përfundon ndeshja Ballkani – Vorskla, ky është rezultati përfundimtar

Sport

FC A&N transferon mesfushorin me përvojë të madhe në futbollin kosovar

Sport

Vitia ‘shpërthen bombën’ e radhës në këtë afat kalimtar, transferon mbrojtësin e njohur