Lajme

Hashim Thaçi, sot udhëton për një vizitë zyrtare në Japoni

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot do të udhëtojë për një vizitë zyrtare disa ditore në Japoni.

Presidenti Thaçi do të zhvillojë takime me krerët më të lartë shtetërore, për të shtyrë përpara agjendën e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, transmeton express.

Gjatë kësaj vizite, presidenti Thaçi do të pritet nga Lartmadhëria e tij, Perandori i Japonisë.

Po ashtu, do të pritet edhe nga Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, me të cilin do të ketë edhe një drekë punë pas takimit bilateral.

Sipas një komunikate të Presidencës, kjo vizitë e presidentit Thaçi në Japoni vjen tash kur dy vendet janë duke kremtuar 10 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike.

“Vizita zyrtare ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit bilateral dhe zgjerimin e shkëmbimit tregtar ndërmjet dy vendeve tona”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat