
Klubi Futbollistik “Vjosa” ka arritur marrëveshje me trajnerin e ri, Erdin Hashani, shkruan Gazetasheshi.com
Hashani ka marrë timonin e skuadrës së Vjosës, teksa ky lajm është bërë i ditur nga vetë klubi i Shtimes.
“Të nderuar sportdashës të Komunës së Shtimes dhe më gjerë, ju njoftojmë se KF. Vjosa ka arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur Erdin Hashani.
Trajneri, analisti i mirënjohur i sportit kosovar z. Erdin Hashani, tash e tutje do ta drejtojë KF. Vjosën, duke besuar në profesionalizmin, përkushtimin e z. Hashanit, shpresojmë që sukseset nuk do të na mungojnë”, thuhet në postimin e Vjosës.
Pak me parë Vjosa ka ndarë rrugët me trajnerin Afrim Jashari, ku sezonin vjeshtor në Ligën e Dytë e ka mbyllur në vendin e katërt me 32 pikë të grumbulluara.