Sport

Hashani ia përplasi në “fytyrë” Ramadanit: I dimë matematikat, ndryshe festuat ndaj Llapit

Erdin Hashani nuk ka hezituar t’ia thotë në fytyrë trajnerit të Prishtinës, Zekirija Ramadanit për mënyrën e festimit të golave dhe qasjeve të ndeshjeve nga skuadra kryeqytetase, shkruan Insporti.com.

Hashani dhe Ramadani ishin të ftuar në emisionin “Sporti Total” në KTV, në të cilin zhvilluan një debat tejet interesant rreth ndeshjeve të Superligës.

Trajneri aktual I KF Vjosës, Hashani nuk hezitoi t’i thotë Ramadanit se golat e fitores ndaj Llapit nuk i festuan, ndërsa ato ndaj Ballkanit i festuan.

Ai po ashtu deklaroi se futbolli në Kosovës bëhet me matematikë, dhe jo me merita sportive në fushë.

Hashani e nisi këtë debat duke thënë se “gjërat vërehen nga festimi i futbollistëve” dje në Podujevë në ndeshjen Llapi – Prishtina.

Reagimi I parë i Ramadanit ishte i qetë duke thënë se secili ka mendimin e tij, duke bërë që Hashani të flasë edhe më shumë rreth matematikave të Prishtinës në ndeshjet e fundit.

“Janë gjëra që shihen, jepen gola ndaj Llapit, dhe nuk festohet asnjëri prej tyre. Tjetër mënyrë festuat ndaj Ballkanit. Këtu kupton shumë gjëra në prapavijë. Por, futbolli i Kosovës është kështu me matematika”.

Tutje, Ramadani vazhdon debatin duke deklaruar: “Si ish-futbollist, e ke shumë gabim… nuk mund të jetë gëzimi i njejtë si ta mposhtësh Dritën në Gjilan, Ballkanin në Suharekë dhe Llapin në Podujevë, nuk është e njejtë”.

Dhe në fund, Hashani i përmend “matematikat”: “Gëzimi duhet të jetë i njejtë, pasi janë tri pikë për ndeshje. Me këtë fitore, Prishtina doli në vendin e parë. I dimë të gjitha matematikat që po ndodhin”.

Prishtina të dielën fitoi derbin ndaj Llapit në udhëtim me rezultat 1:3, duke u bërë lidere e Superligës me 69 pikë, pas gabimit të Ballkanit në Drenicë, kur kanë mbetur vetëm edhe katër xhiro për t’u zhvilluar.

Në javët e fundit, është hapur debati rreth kurdisjeve, aleancave dhe matematikave të disa klubeve elitare të Kosovës.

Tifozët e Dritës dhe Prishtinës, kanë shprehur mllefin e tyre në rrjetet sociale duke kërkuar ndërhyrjen e UEFA-s që të dënohen për kurdisje.

Madje, këto komente janë bërë në faqet zyrtare të klubeve.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita do të mbetet pa një investitor të fuqishëm, Valon Murseli do të largohet në fund të këtij edicioni

Sport

Luftë e madhe në Ligën e Dytë, kështu duket tabela kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në fund

Sport

Tre talentë shqiptarë në listën e Zvicrës U21

Sport

Njëri nga futbollistët kryesor të Real Madridit pozitiv me Covid-19, mungon në ndeshjen e fundit të La Liga-s