Sport

Hashani: Challandes duhet të largohet, këtë futbollist e ka të preferuar

Përfaqësuesja e Kosovës e ka pësuar humbjen e radhës, derisa sonte është përballur me Slloveninë në kryeqytet.“Dardanët” e drejtuar nga Bernard Challandes nuk e kanë harruar humbjen nga Maqedonia e Veriut, derisa sonte janë mposhtur edhe nga Sllovenia.Në ndeshjen e vlefshme për Ligën C të Ligës së Kombeve, “Dardanët” janë mposhtur me rezultat minimal, 0:1 nga sllovenët.

Pas humbjes së sontme, ish-futbollisti dhe trajneri kosovar, Erdin Hashani ka thënë se Challandes duhet të largohet.“Mendoj se Bernard Challandes duhet të largohet. Nëse do ta kalonte Maqedoninë e Veriut dhe do të humbte në finale të Ligës së Kombeve, do të ishte mirë të vazhdonte, por jo në këtë mënyrë”, tha fillimisht Hashani.

“Trajneri nuk po bënë ndryshime. Pse nuk po aktivizon lojtarë të ri nuk e di. Ai trajner ka simpati për Benjamin Kolollin të cilin e aktivizon në çdo pozitë dhe e largon Bernard Berishën për një gjest”, ka deklaruar Erdin Hashani në “KTV”, përcjell Zeri.info.

Postime të ngjajshme
Sport

Real Madrid – Shakhtar, formacionet zyrtare

Sport

Java e tetë e Superligës, këto ndeshje luhen në vikend

Sport

Daku tregon se kujt i falënderohet për super formën e tij

Sport

Munishi pasi e mposhti Dritën: Shefi nuk e ka gjithmonë mirë, por është gjithmonë shef