Sport

Hasbullahun po e pengon një problem i madh të luftojë në UFC – Dana White shpjegon arsyejen

Dana White i çoi në një furi dhe ekzaltim fansat e MMA javën e kaluar kur pranoi se kishte ‘më shumë se zero për qind shanse’ që Hasbulla të luftonte në ndonjë meç në UFC.

Perspektiva që Hasbulla të lidhte vërtet dorezat dhe të kishte një përballje në oktogon, bëri që shumë njerëz të flisnin.

Por, tani presidenti i UFC-së pranon se sensacioni i internetit mund të mos lejohet as të shkelë brenda tetëkëndëshit sepse babai i tij ‘super mbrojtës’ nuk e lejon atë.

Pasi patën një takim kohët e fundit me White në UFC 267 në Abu Dhabi përpara se të shkonin ‘kokë më kokë’ me kundërshtarin e mundshëm Abdu Rozak, disa menduan se Hasbulla po përgatitej për një ndeshje të ardhshme.

Por, White tani ka dhënë një pasqyrë se si shkoi biseda e tyre dhe nëse ylli rus ka një të ‘ardhme’ në UFC.

‘Unë nuk e di nëse ai dëshiron të përfshihet. Me sa dëgjoj, babai i tij është super mbrojtës ndaj tij. Nëse është kështu, ju nuk dëshironi që fëmija juaj të zihet’, ka thënë White për Pardon My Take.

Për ndjekësit e Hasbullahut ky nuk është lajmi më i mirë.

Related posts
Sport

Xhaka rikthehet në stërvitje të plota, Arteta tregon kur do të jetë i gatshëm

Sport

Formacionet zyrtare: Roma – Inter

Sport

Broja thyen një tjetër rekord në Premier Ligë pas golit të shënuar

Sport

Eskalon debati mes Xhevdet Pozharit e Shpëtim Deskut: ‘Me pas qenë te unë ishim nda ndryshe’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *