Sport

Hasani mbyll aventurën te Partizani

Ferhan Hasani mbyll aventurën me Partizanin pa lënë gjurmë.

Afrimi i bujshëm i të kuqve në merkaton e dimrit është larguar nga skuadra e Ilir Dajës para përfaqësimit të të kuqve në Evropë duke lënë kështu një boshllëk në sulmin e Partizanit para dy ndeshjeve ndaj moldave të Sfintul Gheorghe në turin e parë kualifikues të Conference League.

Ka qenë vetë klubi I Partizanit që ka bërë të ditur mbylljen para kohe të bashkëpunimit me Ferhan Hasanin.

Flitet se prishja mes palëve ka ardhur pas kontradiktave që Hasani ka patur me trajnerin Ilir Daja përsa i përket pozicionit të tij në fushë.

“Nuk jam lojtarë i Partizanit dhe dua të falimenderojë njerëzit në klub, por edhe tifozët. Për fat të keq, kemi luajtur pa prezencën e tifozëve deri sa isha në Shqipëri, mirëpo e kam ndjerë përkrahjen e tyre”.

“Vendimi për tu larguar ishte e imja. Arsyeja kryesore është se nuk kisha hapësirën e duhur. Ilir Daja nuk më konsideronte si pjesë e ekipit startues. Unë jam profesionist dhe respektojë përzgjedhjen e trajnerit, mirëpo e dijë se nuk jam lojtarë për 7 deri më 10 minuta,” tha mes tjerash Hasani.

Postime të ngjajshme
Sport

Lukaku drejt Chelseat, tifozët e Interit me mesazh të fuqishëm para selisë së klubit

Sport

Shaqiri pritet të kthehet në Serie A, dy skuadra të mëdha e duan futbollistin shqiptar

Sport

Përzgjedhësi i Shqipërisë U19 zbulon listën me futbollistët e ftuar për miqësoren kundër Italisë

Sport

Talenti i skuadrës gjermane i thotë “Po” Kosovës