Lajme

Hasani i LVV-së e quan sërish Agim Bahtirin ‘analfabet’: Mos ma përmend familjen

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri në Debat Plus është lëshuar në akuza e fyerje ndaj bashkëpartiakut Fatmir Hasanit, duke i thënë “i çmendur, nuk fol as me babë të vetin”.

Për këto deklarata të Bahtirit ka reaguar Hasani, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”. Ai ka kërkuar nga Bahtiri që të mos ia permend më prindërit, gruan apo fëmijët, sepse siç shkruan Hasani, kjo është personal dhe jo politike.

Postimi i plotë i Hasanit, pa ndërhyrje:

Te dashur qytetar te Mitrovices,

Analfabeti Agim Bahtiri, dje ne debat plus tha se kinse baba jeme e paska thir dhe i paska kerku falje dhe kinse e paska thire edhe Nexhmedin Spahiun qe te me thot mua me demantu dekleraten time, kjo eshte rren/genjeshter se baba jeme nuk e ka thire as nuk ka arsyje me thir as Agimin e as Nexhin sepse une qendroj pas deklerates time qe kam than se e ka ba HAREM zyren/kabinetin e tina.

Sa i perket se i kom thon Analfabet, me te vertet eshte analfabet qe nuk din as me shkru as me lexu dhe nese sme besoni mua atehere kur te vjen ne studio Agim Bahtiri jepjani nje leter dhe thuani ta lexon apo te shkruan diqka dhe do te vertetohni se as nuk din me lexu e as me shkru.

p.s Publikisht i bej thirje Agim Bahtirit qe te mos mi permend ma prindit e mi apo gruan apo fmin e mi sepse kjo eshte personale dhe ska te bej asgje me politikë.

Postime të ngjajshme
Lajme

Publikohet rezultati i votave me kusht në Gjilan

Lajme

Numërohen votat me kusht në Istog: Kaq vota morën kandidatët

Lajme

Kaq vota me kusht morën kandidatët në Gjakovë

Lajme

Moti për dy ditët e ardhshme