Sport

Hasani flet për transferimin nga Hungaria në Izrael

Pas 3 vitesh, mesfushori i Kosovës, Florent Hasani është larguar nga Hungaria.

Vushtrriasi do të vazhdojë karrierën në Izrael te Hapoel Kfar Saba.

Në një intervistë ekskluzive për Indeksonline, Hasani tregon se kush si ndodhi të transferohej në një shtet që është territor i panjohur për futbollistët shqiptar.

“Tash e dy javë jam në kontakt me ta. Kanë bërë ofertë zyrtare në Hungari dhe më kanë kontaktuar mua. Sa i përket kushteve të mia jemi marrë vesh gjithçka. Trajnerin e ri që e kanë marr në dhjetor, dhe atij i kam pëlqyer shumë, kanë insistuar te presidenti që me çdo kusht të jem te Hapoel Kfar Saba” shprehet Hasani.

Hasani është vetëm futbollisti i dytë i Kombëtares së Kosovës që luan në Izrael.

Në vitin 2017, Enis Alushi ishte huazuar te Macabbi Haifa. Sa ka njohuri Hasani për këtë ligë?

“Deri tash nuk kam pas shumë njohuri, por kohëve të fundit jam interesuar shumë derisa e kam marrë vendimin për me shku. Kam bisedu me shumë trajnera, menaxhera, njohës të futbollit, 90% prej tyre më kanë sygjeru me shku në Ligën e Izraelit” deklaroi Hasani.

Postime të ngjajshme
Sport

Haxhimusa flet për gjendjen e mjerueshme me të cilën po përballet Ferizaj

Sport

Zyrtare: Suad Sahiti transferohet në Kroaci

Sport

Ndryshime edhe në futbollin e femrave, Afërdita Fazlija largohet nga posti i trajneres së Kosovës

Sport

Formacionet e mundshme: Liverpool – Chelsea