Lajme

“Harrën, leckë”, sqarohet hoxhë Mazllumi: Video u shkëput qëllimshëm nga disa dashakeqës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Hoxha Mazllam Mazllami ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pasi në internet qarkulloi një video ku ai e quante arnë dhe leckë flamurin kombëtar.

Mazllami ka publikuar videon e plotë, duke thënë se videoja e shkurtër që qarkulloi “është shkëputur qëllimshëm nga disa dashakeqës”.

“Të nderuar vëllezër dhe motra: Video e cila është duke qarkulluar në disa portale nuk është e plotë, është shkëputur qëllimshëm nga disa dashakeqës. Kjo është deklarata e plotë e imja rreth qëndrimti tim për flamurin kombëtar. Patriotizmi (Flamuri kombëtar) – dashuria ndaj atdheut”, shkroi Mazlami.

Mazllami, pas kritikave ndaj të cilit para pesë ditësh u sulmua gazetari Valon Syla, iu bën thirrje myslimanëve që të mos e kosniderojnë të rëndësishëm flamurin për të cilin shumë shqiptarë luftuan, u burgosën, u torturuan e u vranë.

“Kjo është harrën, leckë, bezë. Këta kur e kemi qitë për 28 Nëntorin… Edhe mos me qitë hiç, kurrgja s’bahet kijameti. Populli ynë, populli shqiptar janë muslimanë 80%, e njohin na paganizmin çka është. Na nuk adhurojmë shqiponja, nuk adhurojmë zogj”, thotë hoxhë Mazllami.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat