Lajme

Haradinaj uron Ramën për fitoren në zgjedhje

Ish-deputeti i Kuvendit, njëherësh anëtar në AAK, Daut Haradinaj, ka uruar Partinë Socialiste të Edi Ramës për fitoren e shënuar në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se sa më e fortë që është Shqipëria, aq më e fortë do të jetë Kosova.

“Shqipëria në zgjedhjet e fundit nxori fitues PS-në e Edi Ramës. Urime e suksese për ju dhe Shqipërinë që e duam! Urime partive opozitare që patën një fushatë për t’u vlerësuar.”

“Sa më e fortë që është Shqipëria, aq më e fortë do të jetë Kosova”, shkroi ai.

Postime të ngjajshme
Lajme

Kompania që transportoi kokainën dhe pronarët e saj

Lajme

A është çmimi arsyeja që Kosova ende nuk ka blerë asnjë vaksinë?

Lajme

Ndodhë në Kosovë: Vetura për pak sa nuk i shtyp publikun që shikonin garat

Lajme

Këta janë të arrestuarit në aksionin e sotëm ku u kapën 400 kg kokainë