Lajme

Haradinaj tregon pse nuk e votoi Gjykatën Speciale

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj tha se nuk e ka votuar Gjykatën Speciale pasi ka pasur frikë që do të dëmtohet imazhi i Kosovës.Haradinaj i ftuar në një emision në NEWS 24 tha se akuzat e ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po ashtu mbajnë pozita politike në Kosovës i bëjnë dëm të madh Kosovës.

“Ne as atëherë as tash nuk kemi pasur frikë nga Gjykata. Ne e kemi pasur frikën që do të kemi një dëmtim të imazhit tonë. Këto akuza të udhëheqësve politikë bëjnë dëm të madh Kosoves, i vështirësohet pozita e saj”, tha Haradinaj.

Po ashtu edhe vetë Haradinaj është përballur me Gjykatën Speciale.

Postime të ngjajshme
Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto komuna

Lajme

Ky është numri i rasteve të reja me COVID-19

Lajme

Specialja publikon një tjetër dokument, edhe aty thuhet se katolikët konsideroheshin kundërshtarë të UÇK-së

Lajme

Ja si e quan Astrit Haraqinë, burri i Vjosa Osmanit