
Në vazhdën e takimeve që zhvilloi kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa i ftuar kishte qenë edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Haradinaj tha se nuk ka asgjë kundër këtij takimi por u shpreh se është i zënë me punë e detyra.
“Tash jam i zënë po e shihni me detyra e me punë. Nuk kam kundër me taku por duhet me i kry këto punë qe i kam”, ka thënë Haradinaj në një prononcim për media pas mbledhjes së Këshillit drejtues të AAK-së, ku është vendosur për një koalicioni parazgjedhor me PSD-në.
I pari i LDK-së sot pati në takim kreun e PSD-së, Shpend Ahmetin dhe atë të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn. Ditë më parë Mustafa kishte takuar edhe kreun e VV-së, Albin Kurtin.
Më 22 gusht do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës në mënyrë që të mundësohen zgjedhjet e parakohshme.