Lajme

Haradinaj sulmon ashpër Veselin

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka lëshuar akuza ndaj kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli.

Haradinaj akuzat ndaj personit me të cilin ishte në koalicion në ekzekutivin e kaluar, i ka bërë në një tubim të partisë së tij me qytetarët e Klinës.

“Po thonë kemi me e luftu korrupsionin. Shumë mirë! Si do ta luftojnë këta korrupsionin? Këta frikësohen me i thënë dikujt se çfarë besojnë! I kam parë, besoni, frikësoheshin që t’i thonë aletëve, jo armiqve për atë se çka besojnë e çka nuk besojnë”, ka thënë Haradinaj.

“Veç servilizëm! Servili nuk lufton asgjë! Servili aty të lë”, ka shtuar Haradinaj.

Veseli ka bërë të ditur tash e sa kohë se do të luftojë korrupsionin nëse do të zgjidhet kryeministër. Madje ai kishte marrë vendim që të largoheshin të gjithë ministrat dhe zv.ministrat nga radhët e PDK’së që kanë aktakuzë në kohën e qeverisë Haradinaj. /Gazetaexpress

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat