Lajme

Haradinaj-Stublla ka reaguar pas sulmit ndaj djalit të politikanit Nenad Rashiq

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pas sulmit ndaj djalit të politikanit Nenad Rashiq.

Sipas saj, fëmijët e politikanëve nuk mund ta bartin mbi supe luftën politike të prindërve e aq më pak atë brenda komunitetit të tyre.

“Dënoj ashpër aktin vandal të rrahjes së djalit të politikanit Nenad Rashiq që i takon komunitetit serb, pa marrë parasysh motivet. Fëmijët e politikanëve nuk mund ta bartin mbi supe luftën politike të prindërve e aq më pak atë brenda komunitetit të tyre, dhe i ftoj organet kompetente që sa më parë të zbardhin rrethanat dhe kryesit e këtij akti të shëmtuar që siç po duket – tenton asgjë më pak se minimin e përpjekjeve për mirëintegrim ndëretnik në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Haradinaj-Stublla gjithashtu dënoi ashpër edhe dhunën psiqike e verbale që po ndodh brenda institucionit të KQZ-së.

“Dënoj poaq ashpër dhunën psiqike e verbale, dhe ofendimet e ulëta që po ndodhin brenda institucionit të KQZ-së, me të cilat tentohet të vihet rregull i ri zgjedhor. Të gjithë ne pa dallim kemi vërejtjet tona në kodin aktual zgjedhor dhe hapësirat ligjore ekzistuese, por reforma zgjedhore që kërkojmë të gjithë nuk bëhet me ofendime personale ndaj zonjës Valdete Daka e as ndaj institucioneve, por me punë të përbashkët për reformën zgjedhore të stërvonuar dhe fuqizimit të demokracisë në Kosovë”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

RRETH KQZ-së DHE ZGJEDHJEVE:

1. Duartrokas dhe mirëpres vendimin për rinumërim të 494 vendvotimeve, ndonëse ky proces lëndon besueshmërinë e vendvotimeve të mbetura pa u rinumëruar, rrjedhimisht dëmton besueshmërinë në vërtetësinë e rezultatit final.

2. Dënoj ashpër aktin vandal të rrahjes së djalit të politikanit Nenad Rashiq që i takon komunitetit serb, pa marrë parasysh motivet. Fëmijët e politikanëve nuk mund ta bartin mbi supe luftën politike të prindërve e aq më pak atë brenda komunitetit të tyre, dhe i ftoj organet kompetente që sa më parë të zbardhin rrethanat dhe kryesit e këtij akti të shëmtuar që siç po duket – tenton asgjë më pak se minimin e përpjekjeve për mirëintegrim ndëretnik në Kosovë.

3. Dënoj poaq ashpër dhunën psiqike e verbale, dhe ofendimet e ulëta që po ndodhin brenda institucionit të KQZ-së, me të cilat tentohet të vihet rregull i ri zgjedhor. Të gjithë ne pa dallim kemi vërejtjet tona në kodin aktual zgjedhor dhe hapësirat ligjore ekzistuese, por reforma zgjedhore që kërkojmë të gjithë nuk bëhet me ofendime personale ndaj zonjës Valdete Daka e as ndaj institucioneve, por me punë të përbashkët për reformën zgjedhore të stërvonuar dhe fuqizimit të demokracisë në Kosovë!

Postime të ngjajshme
Lajme

PZAP kthen në rinumërim 8 vendvotime

Lajme

Anëtari i LDK’së kërkon ndihmë nga qytetarët për t’i treguar kandidatin që duhet votuar për kryetar

Lajme

Vlora Çitaku tregon se cilat fotografi mbante në zyrë, sa ishte ministre

EkonomiLajme

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të mbajnë sot protestë para ndërtesës së Qeverisë