Lajme

Haradinaj nga Suhareka: Nuk ka logjikë që dikush të lejojë lëvizjen e kufijve

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj nga Suhareka ka përmendur edhe njëherë idenë për shkëmbim të territoreve, duke thënë se nuk ka logjikë që dikush i këtij populli, pa përmendur emra, të lejojë që të bëhet coptimi i Kosovës, apo lëvizja e kufijve, raporton Gazeta Express.

Haradinaj tha se e drejta e kosovarëve për me qenë në troje të veta është mbyllë në vitin 1999, kur edhe mori fund lufta.

“99 e ka mbyllë të drejtën e Kosovës me qenë në troje të veta. Pra nuk është një e drejtë e humbur po një e drejtë që e ruajmë në memorie”, tha ai.

Sipas Haradinajt, nuk ka logjikë që të harrohet ajo se çka ka ndodhur e se dikush të përmendë copëtimin e Kosovës, në emër të çfarëdo lëvizje të kufijve.

“A ka logjikë që na me e hekë prej memories që veç para 100 vjetëve janë pranë prej shpijave të veta janë vra janë torturu. A ka logjikë që dikush i kësaj toke i këtij populli me leju edhe njëherë Serbia me kërku tokë të shqiptarëve, copëtimin e Kosovës, ose në emër të çfarëdo lëvizje të kufijve na me dhanë për njohjen tonë. Deri kur?”, thotë ai.

Tutje, i njejti, këtu ka përmendur edhe porosinë e heroit Ramë Bllaca.

“Do ta bartim brez pas brezi porosinë e heroit Ramë Bllaca që me asnjë çmim të mos e lëshojmë tokën tonë. Me asnjë çmim dhe askush nuk ka me na nda prej tokës tonë. Ndoshta përpjekja e fundit të Serbisë, zhvendosja e 1 milionë njerëzve ishte finalja e madhe e një padrejtësia që ka ushtruar Serbia ndaj nesh. Jam i bindur që 99 e ka përmbyllë të drejtën tonë me qenë në troje të veta, me qenë zot shpije”, ka shtuar ai.

Kryeministri në detyrë, Haradinaj këto deklarata i dha në fjalimin e tij që pati në Suharekë, ku u mbajt edhe tubimi përkujtimor me rastin e zbulimit të Pllakës të patriotit Ramë Bllaca, në fshatin Bllacë./GazetaExpress/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat