Lajme

Haradinaj me akuza për Kurtin pas mosftesës nga SHBA’ja

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi Kosova nuk u ftua nga Shtëpia e Bardhë, për Samitin e Demokracive që do të mbahet në dhjetor të këtij viti. Sipas Haradinajt, kryeministri Albin Kurti “me urgjencë duhet t’i riparojë raportet dhe partneritetin e besueshëm e të shëndoshë me ShBA’të si aleati ynë strategjik”.

Kryetari i AAK’së thotë se marrëdhëniet në mes të Ksovës dhe SHBA’së u degraduan në qeverisjen e Albin Kurtit. Në këtë mënyrë, sipas tij, Kurti duhet “sa më parë të lirohet nga politikat dhe veprimet për llogari të interesave të ngushta”.

“Kosova nuk ka kohë për të humbur, as nuk ka partner më të afërt sesa ShBA-të, andaj Kryeministri me urgjencë duhet t’i riparojë raportet dhe partneritetin e besueshëm e të shëndoshë me ShBA-të si aleati ynë strategjik”, thotë Haradinaj.

Haradinaj thekson se nuk duhet lejuar “zbehja” e prezencës së SHBA’së në Kosovë”.

“Asnjëherë nuk do ta lejojmë shndërrimin e Kosovës në laborator të eksperimenteve neo-komuniste evropiane që kryeqendër e kanë Moskën dhe qëllim parësor e kanë zbehjen e prezencës dhe rolit të ShBA-ve në Kosovë, rajon e më gjerë”, shkroi ai në llogarinë e tij në Facebook.

Thotë se nuk do të lejohet “shndërrimin e Kosovës në laborator të eksperimenteve neo-komuniste evropiane që kryeqendër e kanë Moskën”.

Samiti planifikohet të mbahet online.

Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Mos-ftesa e Kosovës në Samitin e Uashingtonit duhet të na shqetësojë të gjithëve pa dallim dhe të shërbejë si sinjal alarmi për shkallën e degradimit të raporteve me ShBA-të si rezultat i qeverisjes së Albin Kurtit.

Aftësitë eksperimentale dhe manipuluese të kryeministrit Kurti në emër të Kosovës në raportet me ShBA-të, janë të papranueshme dhe nuk duhet të tolerohen nga askush.

Ky degradim i raporteve strategjike me ShBA-të, duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë dhe Kosova ta rikthejë tashmë besimin e venitur.

Ftoj kryeministrin Kurti sa më parë të lirohet nga politikat dhe veprimet për llogari të interesave të ngushta dhe agjendave e projeksioneve që synojnë zbehjen e rolit amerikan në Kosovë e rajon.

Kosova nuk ka kohë për të humbur, as nuk ka partner më të afërt sesa ShBA-të, andaj Kryeministri me urgjencë duhet t’i riparojë raportet dhe partneritetin e besueshëm e të shëndoshë me ShBA-të si aleati ynë strategjik.

Asnjëherë nuk do ta lejojmë shndërrimin e Kosovës në laborator të eksperimenteve neo-komuniste evropiane që kryeqendër e kanë Moskën dhe qëllim parësor e kanë zbehjen e prezencës dhe rolit të ShBA-ve në Kosovë, rajon e më gjerë.

RH

Related posts
Lajme

Borrell reagon pas sanksioneve të SHBA-së ndaj dy serbëve të Kosovës

Lajme

Gjendja e pacientëve me COVID në QKUK dhe spitale

Lajme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar deklaratën ironizuese të Shpend Ahmetit, në lidhje me borën

Lajme

Përparim Rama ia ofron Arben Vitisë postin e Drejtorit të Shëndetësisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *