Lajme

Haradinaj: Le ta heqin taksën nëse Trump thotë OK

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ndërsa ka folur për taksën ndaj Serbisë, ka thënë se ajo nuk guxon të hiqet pa njohje nga Serbia.

“Po ngutën me heq taksën dhe do të mbesin pa asgjë në dorë. Le ta heqin taksën nëse thotë Trump OK. Krejt bota po thotë duhet me dhanë diçka për njohje. Siç ka kishte thënë edhe ish-presidenti Bush: enough is enough (mjaftë është mjaftë). Nëse presidenti Trump na garanton se Serbia nuk kërkon asgjë në shkëmbim të njohjes, atëherë do të pranoj ta heq taksën”, ka deklaruar Haradinaj në KTV, shkruan Reporteri.net.

Ai ka thënë se kushdo që vije në qeveri të re, nëse e heq taksën bëjnë gabim të madh.

“Kanë me u bërë shkaktar të pasojave të brendshme dhe do të sjellin problem. Mos tentojnë që me reciprocitet e fshehin dëmin që ja bëjnë vendit”, ka deklaruar Haradinaj. /Reporteri.net/.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat