Lajme

Haradinaj flet për raportet me Reshitajn, tregon se a do përjashtohet nga AAK

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kjo parti nuk ka marrë ende vendim për Albena Reshitaj e cila doli kundër partisë dhe e dha votën e saj për zgjedhjen e Vjosa Osmanit president. Ai ka kritikuar mënyrë se si VV dhe Vjosa Osmani bënë presion mbi deputetët e AAK-së.

“Nuk e di si do të jetë kjo marrëdhënie. Nuk e kam takuar që atë ditë. Ne nuk kemi paraparë përjashtimin e saj. Nuk e di a do ta bëjmë. Ne jemi në opozitë si 6, si 7, si tetë. Kushdo që nuk e ka vullnetin të qëndrojë në AAK mund të mos rri. Është vendimi Reshitajt si don ta menaxhojë situatën”, tha Haradinaj në Kanal 10.

Haradinaj ka thënë se Vjosa Osmani dhe VV e kanë lënduar raportin me të pasi që kanë bërë presion mbi deputetët e kësaj partie.

“Mënyra se si është zgjedhur mi ka lëndu raportert me të. Më është dëmtu partia. Më është marrë një deputete. Është tjetërsuar vota e AAK-së. Presidentja është dashur të më kërkoj vota mua edhe si parti ia kishim bërë zgjidhjen. Ne kemi marrë vendime të caktuara dhe ka rastisur që presidentja jonë është zgjedhur duke bërë presione mbi deputetët tonë. Ne nu kia kemi bërë asnjë pengesë Vjosa Osmanit. Për Thacin e kemi bërë, krejt opozita kemi bërë presion. Kemi mundur, ama nuk e pranoj qasje që e kanë pasur me AAK-në”, tha Haradinaj.

Postime të ngjajshme
Lajme

Vdes këmbësori pasi u godit nga një veturë në Prishtinë

Lajme

Ky është parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Lajme

Detaje/ Si e plagosi dhëndrri mikun përgjatë kohës sa po udhëtonin bashkë

Lajme

Plagoset një person në Prishtinë, Policia jep detaje për rastin