Lajme

Haradinaj: Albin thirri ndërgjegjes, Kosova po rrezikohet, bëje qeverinë ose lësho rrugë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka porositur kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që sa më parë të formon qeverinë e re të Kosovës ose të lëshon rrugë, transmeton Gazeta Metro.

Haradinaj në një intervistë për Ekonomia Online po kërkon që të gjejë formulën për të krijuar shumicën parlamentare në mënyrë që t’i jepet fund epilogut për formimin e qeverisë së re, në të kundërtën Haradinaj kërkon nga Kurti që të hapë rrugë për opsione të tjera.

Ai thotë se është koha e fundit që Kurti si fitues i zgjedhjeve të deklarohet se çka propozon për gjendjen e krijuar, pasi që konsideron se Kosova po rrezikon shumëçka për shkak të vazhdimit të takimeve pa kufij.
“Unë pres nga z. Kurti që t’i thërret ndërgjegjes së vet. Ose ta gjej formulën me bë shumicën, në këtë rast me LDK-në, sepse unë s’jam palë e negociatave, ose të hapë rrugë. Të deklaron çka i propozon Kosovës fituesi i zgjedhjeve në këtë rast. Le të deklaron për çka është. A është për një qeveri teknike, a është për një qeveri tjetër, a është për të shkuar në zgjedhje. Por diçka duhet t’i thotë Kosovës nuk mund ta mbajë varur. Nuk po e them këtë me nxënë ngushtë Kurtin, sepse Kosova është e zënë ngushtë. Detyra e qeverisë janë në krizë, shiheni procesin. Unë jam i detyruar t’i them këto për shkak se unë më së miri e di se jam kryeministër në detyrë dhe jam përgjegjës. Dhe unë po i tregoj z.Kurtit se nuk është mirë të vonohet. Të lutëm mos u vono, ose krijo shumicën, ose jepi epilog kësaj gjendjes. Sepse jemi ka rrezikojmë më shumë sesa një parti. Pra jemi ka e rrezikojmë funksionimin e vendit”, thotë kryeministri në largim.

Sipas Haradinajt çdo vonesë në formimin e qeverisë do të ketë pasoja për vendin./gazetametro.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat

Lajme

Jabllanoviq: Nëse dikush mendon se serbët mund të qeverisen me 200 vota, nuk i njeh serbet sa duhet