Lajme

Haradinaj: Abuzimi me miq nuk është partneritet

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se është e pakuptueshme se si disa politikan e për interesa personale, ende ndihen komodë veç brenda logjikës së protektoratit.

Sipas tij, bota perëndimore e ka pranuar Kosovën shtet sovran e të pavarur, prandaj nuk ka nevojë të sillemi si protektorat.

“Për mua është e pakuptueshme se si disa politikan e për interesa personale, ende ndihen komodë veç brenda logjikës së protektoratit. Me mbështetjen e fuqishme edhe të miqve ndërkombëtarë, Kosova sot vendosë vet, edhe për kufijtë, edhe për taksën, edhe për Trepçën, edhe për ushtrinë edhe për dialogun e krejt temat tjera të interesit shtetëror.
Abuzimi me miq nuk është partneritet dhe nuk është në traditën shqiptare”.

“Udhëheqja e vendit nga Aleanca është garancë se Kosova do të veprojë në kapacitete të plota 100% shtet dhe për kthimin e vlerave tona sublime të nderit, moralit e dinjitetit”, ka shkruar ai.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat