
Neymar mund ta gjejë rrugëdaljen nga Paris Saint-Germain, pasi këta të fundit janë duke negociuar me një futbollist që shihet si zëvendësues i brazilianit.
PSG do të veprojë shpejt për të nënshkruar me Paulo Dybalan pasi sezoni i tyre në Ligue 1 nisi me një humbje ndaj Rennes të dielën.
Mail raporton se klubi francez do të fillojë bisedimet me Juventusin rreth një marrëveshje prej 80 milionë eurosh për argjentinasin.
Drejtori sportiv i PSG Leonardo do të donte të përfundonte marrëveshjen deri të mërkurën dhe do të bisedojë me agjentin e lojtarit Jorge Antun për të finalizuar një marrëveshje.
Kampionët e Serisë A janë të gatshëm të ndahen me lojtarin, i cili ka qenë i lidhur me Manchester United dhe Tottenham këtë verë.
Nëse ndodh ky transferim, atëherë i hapet rruga largimit të Neymar pasi trajneri Tuchel konfirmoi se pa gjetur një zëvendësim adekuat, braziliani nuk do largohet.