Sport

Hapet procedurë disiplinore ndaj Arbnor Morinës, kjo është arsyeja

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 20.04.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 29-të të Superligës si dhe të xhiros së 23-të të Ligës së parë, Grupi A dhe Grupi B.

Duke iu referuar të gjitha dëshmive u hap procedurë disiplinore ndaj trajnerit të Arbërisë, Arbnor Morinës, përcjell Gazeta Olle.

Vendimi i plotë nga Komisioni disiplinor:

Hapje e procedurave disiplinore

-ndaj kryetrajnerit të KF Arbëria, Arbnor Morina, ID nr.001903M64; motivi: Reagime në vendimet e gjyqtarit kryesor dhe akuza ndaj të njëjtit për dëmtim në ndeshjen e stinorit vjeshtor (Arbëria – Ballkani), gjatë ndeshjes së javës së 29-të Prishtina – Arbëria. Bazuar në nenin 32, paragrafi 1 të Rregullores disiplinore. Kërkohet deklaratë nga i lartpërmenduri deri më datë: 23.04.2021 ora 13:00.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita do të mbetet pa një investitor të fuqishëm, Valon Murseli do të largohet në fund të këtij edicioni

Sport

Luftë e madhe në Ligën e Dytë, kështu duket tabela kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në fund

Sport

Tre talentë shqiptarë në listën e Zvicrës U21

Sport

Njëri nga futbollistët kryesor të Real Madridit pozitiv me Covid-19, mungon në ndeshjen e fundit të La Liga-s