Lajme

Hapet konkursi për pranimin e studentëve në konvikte dhe mensë, këto janë çmimet

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP), ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve në konvikte dhe në mensë, për vitin akademik 2019/2020.

Kjo është bërë e ditur në një postim në Facebook nga Qendra e Studentëve.

Konkursi do të jetë i hapur prej datës 04.09.2019 deri më datën 13.09.2019.

Studentët të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin do ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, web faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

Siç thuhet në njoftim Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës këtë vit do të pranojë rreth 4000 studentë, për të cilët ofron strehim, ushqim si dhe hapësirat për lexim,studim, sport dhe aktivitete tjera të ndryshme.

Mënyra e përzgjedhjës së kandidatëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.

Çmimi do të jetë 35 € për muaj (20 € banimi, 15 € ushqimi). /Lajmi.net/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat