Lajme

Hapet aplikimi për subvencionet në gastronomi

Është hapur aplikimi për të përgatitur kërkesën për sektorin e gastronomisë, për subvencionin e pagës së punëtorëve dhe të qirasë.

Kështu është bërë e ditur pak më parë nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës.

Përkatësisht kjo ndihmë ka të bëjë me subvencionin e pagës së punëtorëve apo të qirasë që të dyja deri në 50% të lartësisë së çmimit dhe jo më shumë se 500 euro për punëtorët, ose 2 mijë e 500 euro për qiradhënësit, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Të dashur gastronomë,

Urojmë që jeni mirë me shëndet dhe po ju shkojnë punët mbarë.

Nga sot është hapur aplikimi për të përgaditur Kërkesën rreth subvencionimit të sektorit dhe nën-sektorit të gastronomisë, në bazë të vendimit Nr. 08/08 të dt. 21.04.2021. Përkatësisht për subvencionimin e pagës së punëtorëve dhe/ose subvencionimin e pagesës së qirasë, që të dyja deri në 50% të lartësisë së cmimit, dhe jo më shumë se 500€ për punëtorët, dhe/ose 2500€ për qiradhënësit.

Më poshtë gjeni të bashkangjitur linqet për:

Udhëzuesin për Aplikimin lidhur me subvencionimin e pagave dhe qirasë, në sistemin EDI të ATK-së. – https://bit.ly/32Szcc3

 

Vendimin Nr. 08/08 të dt. 21.04.2021 i cili lidhet me kategoritë përfituese lidhur me subvencionimin në fjalë, dhe kriteret e subvencionimit që kanë të bëjnë me këtë Masë. –

“Afati për dërgimin e kërkesës përmes sistemit elektronik EDI për këto masa është deri më 11 Maj 2021. Deri atëherë, sigurohuni që të dhënat tuaja janë të sakta me kontratat bruto të punëtorëve dhe kontratat bruto të qirave.”

Me respekt,

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës

Adresa: “Sylejman Vokshi” nr. 5/1

10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Mob: +383 (0)49 592 521

Email: [email protected]

Postime të ngjajshme
Lajme

Kompania që transportoi kokainën dhe pronarët e saj

Lajme

A është çmimi arsyeja që Kosova ende nuk ka blerë asnjë vaksinë?

Lajme

Ndodhë në Kosovë: Vetura për pak sa nuk i shtyp publikun që shikonin garat

Lajme

Këta janë të arrestuarit në aksionin e sotëm ku u kapën 400 kg kokainë