Lajme

Hapen më në fund terminet për vaksinim ndaj COVID-it në Kosovë

Më në fund sot janë hapur prapë terminet për vaksinim në Kosovë.

Diçka të tillë po e lejon platforma ekosova, gjë që ishte e pamundur të bëhej disa ditë më parë.

Hapja e termineve po ndodh pikërisht në ditën kur në vend pritet të arrijnë rreth 55 mijë vaksina nga kontrata me Pfizer.

Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë.

“Përveç atyre që janë në stok, Kosova do të marr edhe sonte rreth 55 mija vaksina të tjera nga kontrata me Pfizer”, thuhet në konfirmimin e MSH-së.

Mungesën e termineve e ka arsyetuar dje ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Natyrisht, sa kemi vaksina në stoqet tona, aq janë edhe terminët për vaksinë. Në momentin që kemi më shumë vaksina, atëherë punohet edhe të shtunën siç është punuar. Kur të arrijë kontingjenti i vaksinave Pfizer nga SHBA, do të vijojë puna vikendeve”, ka thënë ai.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 808.078 doza të vaksinës.

Deri tash 269.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Postime të ngjajshme
Lajme

Paralajmërimi i Donika Kadaj-Bujupit

Lajme

Pamje: Aksident i rëndë në Prizren, ka të lënduar rëndë

Lajme

Valon Syla shkon me ‘mindil’ në Pressing, e tregon arsyen pse veproi kështu

Lajme

Këto janë komunat që nuk kanë asnjë rast aktiv me koronavirus