Sport

“Hallakamë” tek ish kampionët e Superligës

Në pranverën e para 5 vitesh shpalleshin kampion, por qysh atëher gjërat kanë ndryshuar dhe klubi i Vushtrrisë po rrënohet dita ditës e më shumë.

Tifozët e zjarrtë “Forca” të cilët vite më parë jepnin atomin e fundit për të përkrahur klubin janë në luftë të hapur me kryesinë aktuale dhe me presidentin, Bajrush Kajtazi e kjo luftë ka sjellur konsekuenca për ta, shkruan Gazeta Olle.

“Forca” janë të ndaluar të hyjnë në stadiumin “Ferki Aliu” tani e disa kohë, e aktivitetin e tyre po e kryejnë kudo nëpër qytet me shkrime e aksione të ndryshme nën moton “BakaJashtë”

Pavarësisht rrethanave dhe gjithçka ka ndodhur fansat vushtrrias kanë vazhduar përkrahjen ndaj futbollistëve të klubit.

Së fundmi “Forca” kanë postuar në faqen e tyre zyrtare në facebook se futbollistët janë duke u kërcënuar nga presidenti që të luajnë pa pagesë.

Gjithmonë sipas tyre, lojtarët e klubit nuk janë paguar tani e dy muaj ndërsa do largohen nga klubi nëse nuk pranojnë të vazhdojnë kështu.

Gazeta Olle mëson se tifozët vushtrrias do të mbajnë një mbledhje në ditët e ardhshme për tu dakorduar mbi veprimet e tyre të ardhshme.

Se nuk ka harmoni e ndoshta edhe kualitet brenda skuadrës e tregon edhe renditja në tabelë, pasi renditen si të fundit në Grupin A të Ligës së Parë.

Postime të ngjajshme
Sport

Bekim Balaj ndëshkohet me karton të kuq vetëm pesë minuta pasi u inkuadrua në derbin austriak

Sport

Limani me një premtim të madh për tifozët e Dritës para ndeshjes me Prishtinën

Sport

Këto janë ndeshjet miqësore që do t’i zhvillojë Prishtina në Turqi

Sport

Këta janë kundërshtarët që Drita do të përballet në ndeshjet miqësore në Turqi