Sport

Haliti paralajmëron FFK-në: Me ju do të merret FIFA, vendimi ishte i turpshëm!

Ish-përzgjedhësi i Përfaqësueses U15 të Kosovës, Gazmend Haliti, ka paralajmëruar Federatën e Futbollit të Kosovës me padi në FIFA, shkruan Zeri.info.

Ditë më parë, Federata e Futbollit e Kosovës vendosi që ta emëroj Ilir Nallbanin në pozitën që mbante Gazmend Haliti.

Haliti përmes një postimi në “Facebook”, ka bërë të ditur se FFK nuk e ka njoftuar tre muaj më herët për vendimin e marrur.

Mes tjerash, ai ka bërë të ditur se me FFK-në ka kontratë të vlefshme deri më 1 janar 2024. Kësisoj, Halitin rastin e tij do ta dërgoj në FIFA.

Postimi i plotë nga Haliti (pa ndërhyrje):

“Turp

Edhe pse ligjerisht punëtori duhet te njoftohet me shkrim,tre muaj më herët,këtë nuk e bëri FFK,e pranuar në Uefa/Fifa!

Pa kurrfar paralajmërimi Komiteti Eksekutiv i FFK,ma NDALOI PAGEN time,të cilën e kam fituar me punë dhe rezultate të shkëlqyeshme!

Une GAZMEND HALITI jam pa asnje humbje qe nga pranimi ne Uefa/Fifa,keto rezultate i kam me punë profesionale,dhe pa inponime nga askush!

Nuk ma keni dhënë mundësinë të drejtoj një Kombëtare U17,U19,U21

në kualifikime për Kampionat Evropian,e kam merituar,me rezultatet qe kisha dhe shkollimin qe kam,më larguat pa e përjetuar një gjë të tilë,do ju mallkoi tërë jetën!

Kam punuar 7 vite pa page në FFK,vitet 2009-2016,,keto nuk ishin të rëndësishme per ju,MA NDALUAT PAGEN,me të cilën e mbaj familjen, por zoti do ju denoj!

Ju do të kujtoheni nga unë si njerëz jo profesional,frigacak,nuk keni guximin të merrni vendime të drejta por vendime të interesit personal!

Unë dhe famija ime do ju mallkojmë tërë jetën!

VENDIMI I JUAJ ËSHTË VENDIM I TURPIT

Me FFK e kam kontratën deri me

01.01.2024,dhe me të do të mirret FIFA!”.

Postime të ngjajshme
Sport

Ardian Nuhiu se harron ndeshjen kundër Feyenoordit: Ja çka iu thash futbollistëve

Sport

EKSKLUZIVE: KF Onix arrin marrëveshje me ish-lojtarin e Llapit

Sport

Napoli mposht bindshëm Bayernin në kuadër të miqësoreve para-sezonale

Sport

Liverpool gati kontrata e reja për 6 yjet e tyre, disa nuk janë në listë