Sport

Halimi pret telefonat nga Kosova

Portieri kosovar, Betim Halimi, po kalon një kohë të mirë në futbollin ukrainas.

Halimi është pjesë e klubit Olimpik Donetsk. Skuadra nga Ukraina gjendet në Turqi për fazën përgatitore dhe dje luajti një miqësore me klubin e Rukh Lviv, ku fitoi minimalisht 1-0.

Në këtë ndeshje Halimi nuk mori gol dhe bëri një paraqitje tejet të mirë.

Në një intervistë për IndeksOnlinen, portieri nga Pozherani i Vitisë tha se po kalon kohë të mirë te klubi ukrainas dhe shpreson të vazhdojë me këtë formë deri në fund të këtij sezoni.

“Për momentin jemi në fazën përgatitore në Turqi. E kam arritur formën e mirë, shpresoj me vazhdu në këtë mënyrë dhe ishalla pa lëndime”, ka thënë Halimi

Afati i janarit ishte i mirë për disa lojtarë kosovarë, por Halimi nuk preferoi të ketë lëvizje në këto momente. Ai paralajmëron një lëvizje gjatë verës.

“Kemi pasur disa bisedime me klube, por për momentin nuk ka asgjë konkrete. Besoj shumë që verës do të ketë lëvizje”, vazhdoi portieri kosovar.

Betim Halimi po ka paraqitje të mira me skuadrën e Olimpik Donetsk, andaj portieri në fjalë po e pret edhe ftesën nga trajneri, Bernard Challandes. 24-vjeçari thotë se nuk ka pasur kontakte me trajnerin zviceran.

“Ende s’kam marrë ndonjë ftesë nga Kombëtarja e Kosovës. Shpresoj që këtë sezon të kam më shumë minuta me ekipin dhe pastaj ndonjë telefonat nga Kosova”, përfundoi Halimi.

Halimi karrierën e nisi te Vllaznia e Pozheranit, për të luajtur më pas në Drita – aty ku u shpall kampion në Superligë dhe në klubet e tjera, si: Hajvalia dhe Narva Trans.

Postime të ngjajshme
Sport

Zyrtare: Suad Sahiti transferohet në Kroaci

Sport

Ndryshime edhe në futbollin e femrave, Afërdita Fazlija largohet nga posti i trajneres së Kosovës

Sport

Formacionet e mundshme: Liverpool – Chelsea

Sport

Momenti kur harkimi i Valon Berishës ia sjell tri pikës Reimsit