Sport

Halimi komenton barazimin ndaj Greqisë, tregon se si ndihet pasi nuk do të luajë ndaj Spanjës

Përfaqësuesja e Kosovës nuk ka dalur duarthatë nga stadiumi “Fadil Vokrri” sonte.

Në Prishtinë, Kosova ishte nikoqire e Greqisë sonte në kuadër të kampanjës eliminatore për “Katar 2022”, raporton FrontOnline.

Ndeshja e vlefshme për grupin B u mbyll me rezultat 1:1.

Pas ndeshjes, ka reaguar futbollisti i Kosovës, Besar Halimi, i cili është i pezulluar dhe nuk mund të paraqitet ndaj Spanjës.

“Ishte e vështirë, pasi grekët ishin të mirë në mbrojtje, por Vedati në fund nga shpëtoi. Besoj se kemi luajtur mirë”, ka deklaruar Halimi në RTK.

“Duhet të përmirësojmë gabimet, por në zonën finale nuk ishim të rrezikshëm për të shënuar, por kemi treguar në këto dy lojë se kemi rikthyer formën”, tregoi ai.

“Kartoni i verdhë? Ishte i panevojshëm. Shpresojmë në fitore ndaj Spanjës”, shtoi futbollisti gjilanas.

Postime të ngjajshme
Sport

Tetë pjesëmarrës nga Kosova do të vijojnë kursin evropian për administratorë sporti

Sport

Suedi – Kosovë, për vetëm tri orë rekord i shitjeve të biletave

Sport

Caktohen gjyqtarët për javën e katërt në Ligën e Parë

Sport

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 5-të, Çaka përsëri në kryendeshje