Lajme

Haki Abazi zbulon “planin sekret”: Kurti kryeministër, Mustafa president dhe Vjosa kryeparlamentare

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Anëtari i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka komentuar në Facebook nominimin e Vjosa Osmanit si kandidate për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Derisa krerët e këtyre dy partive, kanë pasur takime të shpeshta për të arritur ndonjë marrëveshje për koalcion, Haki Abazi në këtë postim ka “zbuluar” postet që do t’i kenë Isa Mustafa, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani pas zgjedhjeve.

Abazi ka shkruar se Isa Mustafa do të jetë president i ardhshëm i Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Shefin e tij në Vetëvendosje, Albin Kurti, Abazi e sheh si kryeministrin e ardhshëm, kurse të nominuarën për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani, ai e sheh si kryetare të LDK-së dhe kryetare të Kuvendit të Kosovës.

Isa Mustafa së bashku me Vjosa Osmanin, janë takuar pasditen e sotme me kreun e Vetëvendosjes Albin Kurtin./Reporteri.net/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat