Lajme

Hajredin Kuçi tregon nëse do të bëjnë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje

Nënkryetari i PDK’së, Hajredin Kuçi, ka treguar në emisionin Pressing në T7 se nëse do të lidhin një koalicion me VV’në pas zgjedhjeve.

Ai ka thënë se ka disa kushte të cilat duhet plotësohen së pari, nëse dëshirojnë të kenë bashkëpunim.

“Shikoni e para duhet ti qartësojmë disa gjëra. Kemi të bëjmë me disa personalitete që kanë themeluar PDK’në.

Kemi kryetarin që nuk ushtron aktivitetin tash.

Nëse ata qartësojnë fjalimin e fundit për të atëherë kemi rrugën e lirë.

Nëse i kthehemi pastaj të vjetrës nuk mund të ulemi bashkë.

Kemi edhe çështje tjera.

Çështja e minoriteteve, dialogut edhe e qeverisjes.

Nëse nuk arrijmë konsensus atëherë nuk mund që të dalim në qeveri dhe pastaj të kemi mosmarrëveshje“, ka thënë ai.

Postime të ngjajshme
Lajme

Ekskluzive: Këta janë 47 personat që nuk mund të kandidojnë për deputetë

Lajme

A iu bë e padrejtë Albin Kurtit? Enver Hasani flet në Pressing

Lajme

Baton Haxhiu: Vetëvendosje arriti qëllimin në Kosovë

Lajme

Rusia reagon në deklaratën e Ramush Haradinajt