Sport

Hadërgjonaj: Kur luajmë kështu të bashkuar, nuk thyhemi kurrë

Futbollsiti kosovar Florent Hadërgjonaj pas ndeshjes me Greqinë që lujatën mbrëmë, shkruan Gazeta Metro.

Hadërgjonaj përmes një shkrimi në “Facebook”, ka thënë se “kur luajmë të bashkuar, nuk thyhemi kurrë.”

“Kur luajmë kështu të bashkuar, nuk thyhemi kurrë. Të dua Kosova ime”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë, që Kosova ka marr barazim në Athinë kundër Greqisë, duke e mbyllur takimin me rezultat 0-0. Ndeshja e vlefshme për grupin 3 në Ligën C, e shfaqi një Kosovës të disiplinuar në mbrojtje dhe të shpejtë disa herë në kundërsulme. Minutat e para të ndeshjes ishin të qeta, duke bërë që të dyja ekipet të provonin forcën e secilit.

Rasti e parë në ndeshje e kishte Dimitrios Liminos, por Aro Muric ishte në vend. Në minutën e 17-të të ndeshjes, Herolind Shala prek në zonë një sulmues të Greqisë, ndërsa gjyqtari akordoi penallti të lehtë.

Kosova pati një rast të mirë në minutën e 37-të kur në kundërsulm, Lirim Kastrati nuk goditi në fund dhe humbi rastin duke tentuar asistimin për Benjamin Kolollin

Postime të ngjajshme
Sport

Formacionet zyrtare: Arsenal - Leicester City

Sport

Bernard Berisha shënon një supergol

Sport

Sigal Prishtina e fiton Superkupën e Kosovës në basketboll

Sport

I jashtëzakonshëm Fadil Rama, kështu reagon pasi që Drenica zyrtarizoi trajnerin e ri