Sport

Habit Real Madrid: Mendon të shes 6 lojtarë për të siguruar Mbappen

Real Madridi mesa duket ende nuk ka hequr dorë nga transferimi i yllit të PSG-së, Kylian Mbappe.

Francezi ka refuzuar rinovimin me “Parisienët” dhe është i hapur për sfidën e re, derisa kontrata i skadon në qershorin e vitit 2022, përcjellë lajmi.net.

Duke parë pandeminë e COVID-19, shumë klube nuk mund ta kompletojnë transferimin e francezit, por Reali ka projektuar planin.

Sipas Diario AS, Reali do fitoi rreth 100 milionë euro me shitjen e disa yjeve, siç janë Isco, Dani Ceballos, Gareth Bale, Luka Jovic, Marcelo dhe Brahim Diaz.

Të gjithë këta lojtarë do jenë në shitje gjatë verës, dhe pjesa tjetër e ‘operacionit’ Mbappe do kompletohet në formë huazimi.

Paga e Mbappes nuk do të jetë problem sepse me largimin e yjeve si Bale, Jovic dhe Marcelo, “Los Blancos” kanë para që t’i ofrojnë çdo vlerë që e kërkon lojtari.

Reali beson se PSG-ja do kërkojë rreth 150 milionë euro për sulmuesin në verën e ardhshme.

Postime të ngjajshme
Sport

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Akhmat Grozny – Arbëria, ky është rezultati

Sport

Çmendet Partizani: Kërkon dy yjet e Prishtinës dhe Ferhan Hasanin

Sport

KF Arbëria luan ndeshje miqësore me skuadrën ruse, futbollisti kosovar startues

Sport

Drenica transferon një futbollist nga skuadra portugeze