Ekonomi

Guvernatori i BQK-së: eksporti i shërbimeve arrin në vlerën 1.2 miliard euro

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Fehmi Mehmeti, tha se eksporti i shërbimeve të Kosovës arrin në vlerën 1.2 miliard euro.

“Eksporti i shërbimeve edhe pse ka shënuar rënie, nëse e marrim si total kemi një eksport për afërsisht rreth 1.2 miliard euro, përfshirë eksportin e mallrave dhe shërbimeve. Në anën tjetër kemi një import diku për afërsisht 3.7 miliardë e që i bie diku një deficit të totalit rreth 1.5 miliard”, thotë ai.

Mehmeti tregon se sektori bankar ka qëndrueshmëri të lartë, është likuid, mirë i kapitalizuar. Kreditë jo performuese sipas BQK-së janë në nivel mjaft të ulët, edhe gjatë pandemisë kanë qenë 2.7 pë rqind.

Postime të ngjajshme
Ekonomi

Shkalla e papunësisë në Bashkimin Evropian u rrit në 7.3 për qind në janar

Ekonomi

BE rekomandon pezullim dhe moszbatim të rregullave financiare deri në vitin 2023

Ekonomi

Bankat në Turqi, fitimi neto i bankave u rrit nga rreth 10.5 miliardë lira turke

Ekonomi

Rritja e çmimit të naftës, tensionim i raporteve në mes të Arabisë Saudit dhe Rusisë