Sport

Guardiola thyen heshtjen, tregon nëse City do të tentojë transferimin e Messit

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se nuk do të tentojnë ta transferojnë Lionel Messin, shkruan Zeri.info.

Barcelona dhe Messi dje (e enjte) edhe zyrtarisht ndanë rrugët, shkaku i pamundësisë që argjentinasi të nënshkruaj kontratën e re.

34-vjeçari është futbollist i lirë, teksa është përfolur për një transferim te Manchester City, për t’u ribashkuar me Pep Guardiolan.

Megjithatë, Guardiola ka deklaruar se gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk është në planet e tyre, pasi tashmë “Qytetarët” kanë transferuar Jack Grealishin.

“Ne shpenzuam 40 milionë funte për Grealish – 100 milionë paguam dhe 60 milionë fituam. Dhe, ai do të veshë fanellën me numrin 10” – tha fillimisht trajneri spanjoll në konferencën për media.

“Ne ishim tepër të bindur për Grealishin dhe ishim të bindur që Messi do të qëndronte te Barcelona. Tani për tani, nuk është në planet tona. Absolutisht jo” – ka deklaruar Guardiola.

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëlqen Asensio, Real Madridi mposht bindshëm Mallorcën

Sport

Ronaldo kalon Messin si futbollisti më i paguar

Sport

Valon Berisha publikon pamje të rënda të këmbës pas lëndimit

Sport

Lyoni triumfon me përmbysje ndaj Troyes, kjo është nota e Shaqirit pas golit të shënuar