Sport

Guardiola: Ronaldo do të shënojë gola deri në 75 vjeç

Trajneri i Manchester Cityt diskutoi mbi dominimin e vazhdueshëm të yllit portugez, ndërkohë që foli për përpjekjet e klubit për ta nënshkruar atë.

Pep Guardiola thotë se Cristiano Ronaldo do të vazhdojë të shënojë gola deri kur të jetë 75 vjeç, pasi trajneri i Manchester City ka reflektuar gjithashtu për yllin portugez që gati do të transferohej në Etihad këtë verë.

Ronaldo është ende në formë të mirë për Man Utd këtë sezon në moshën 36-vjeçare, pasi ka shënuar disa gola jetik.

‘Ai do të shënojë gola gjatë gjithë jetës së tij’, tha Guardiola për Sky Sports. ‘Ai do të jetë 75 vjeç, ndoshta në pension, por do të jetë në barbekjunë e tij duke luajtur një lojë dhe do të shënojë gola.

‘Këta tipa djemsh, si [Lionel] Messi, si ai, çfarë kanë bërë në dekadën e fundit në futbollin botëror duke shënuar gola, gola dhe gola dhe duke ndihmuar ekipin e tyre të fitojë, flet vetë”, tha ai.

Ronaldo ka shënuar nëntë gola në 11 ndeshje që kur u kthye në Angli, duke dëshmuar se, pavarësisht moshës së tij, ai ende ka aftësinë të jetë shpëtimtari i Man Utd.

Postime të ngjajshme
Sport

17 futbollistë rezultojnë pozitiv me Covid, skuadra portugeze futet në fushë me nëntë lojtarë

Sport

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Villarreal dhe Barcelonës, por Depay humbet një shans të artë

Sport

Formacionet zyrtare: Villarreal - Barcelona

Sport

Vushtrria kampion vjeshtor në prag të 100 vjetorit të klubit, ja si e festuan fitoren e sotme