
Skuadra e Manchester City-t ka arritur ta deklasoi klubin e Aston Villës mbrëmë, ndeshje kjo në kuadër të xhiros së 22’të në Premierligë.
City e fitoi këtë ndeshje me rezultat finale në 1:6, gjë që bëri që tifozët e Aston Villës t’i lënë shkallët e stadiumit më herët, shkruan Reporteri.net.
Pep Guardiola ishte i lumtur për këtë paraqitje të futbollistëve të tij, por pas ndeshjes ai u ndje në siklet nga pyetja e një gazetari në konferencë për media.
Gazetari e pyeti Guardiolën, se a është Sergio Aguero, sulmuesi më i mirë që ai ka punuar ndonjëherë me të, përgjigja e tekniku spanjoll ishte epike dhe që nuk do koment fare.
“Më i miri është Messi. Ai është numër 9’të, 10, 11, 6 dhe 4, por edhe Aguero është i mirë”, u shpreh Guardiola.
“Is Sergio Aguero the best player you’ve ever managed?”
Pep Guardiola’s answer comes as no surprise. 😉 pic.twitter.com/WwVHD6OYiG
— Squawka News (@SquawkaNews) January 13, 2020