Lajme

Grumbull qytetarësh pa distancë fizike para IKSHPK-së, po presin rezultatet e COVID-19

Numër i madh i qytetarëve mëngjesin e së hënës ia kanë mësyer Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për marrë rezultatet e analiza për Covid-19.

Ata nuk kanë respektuar masat e marra nga Qeveria, për mbajtjen e distancës fizike.

Ata nuk kanë pranuar që të deklarohen ndërsa pas interesimit për të marrë një qëndrim në lidhje me këtë çështje kanë filluar të shpërndahen.

Përderisa ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë se rënia e numrit të të infektuarve dhe vdekjeve nga COVID-19 i ka lehtësuar të gjithë, posaçërisht stafin shëndetësor, por akoma duhet shumë kujdes.

Zemaj më tej ka shtuar se vendim mund të kthehet në karantinë vetëm nëse e humbasin kontrollin e kujdesit.

Postime të ngjajshme
Lajme

Si duhet të veprojnë pacientët me diabet në kohë virusi?

Lajme

Dumoshi e quan vendim historik aprovimin e tarifave për kompensimin e krijuesve dhe autorëve

Lajme

10 euro taksë për të hyrë në Prishtinë me veturë nga qytetet e tjera

Lajme

Lutfi Haziri nervozohet me Shpend Ahmetin: Kanë me e pagu 10-fish ma shtrenjtë kalimin në Gjilan