Lajme

Gruaja e lajmëron për dhunë në familje, policia i gjen armë e municion në shtëpi

Një grua nga Peja ka njoftuar policinë për dhunë në familje. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar armë dhe municion.

Në njoftimin e Policisë së Pejës, bëhet e ditur se i dyshuari L.M është arrestuar.

“Njësiti Policor pranë Stacionit Policor Pejë, menjëherë iu kanë përgjigjur vendit ngjarjes, dhe me të hyrë ne një dhomë mbi një tryezë kanë hasur në disa armë dhe municion, i dyshuari L. M. i lindur 1974 është arrestuar”, njofton policia.

Te të dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar armë dhe municion.

Tek i dyshuari janë hasur dhe konfiskuar: një (1) Armë automatike Tomson dhe dy karikator, një (1) Armë artizanale, një (1) Pistoletë Bereta, me një karikator, një Pistoletë Colt, me një karikator, dy karikator AK-47, një vazhdues tromblonik, municion kalibrave ndryshëm”, njofton policia.

Të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Postime të ngjajshme
Lajme

Si duhet të veprojnë pacientët me diabet në kohë virusi?

Lajme

Dumoshi e quan vendim historik aprovimin e tarifave për kompensimin e krijuesve dhe autorëve

Lajme

10 euro taksë për të hyrë në Prishtinë me veturë nga qytetet e tjera

Lajme

Lutfi Haziri nervozohet me Shpend Ahmetin: Kanë me e pagu 10-fish ma shtrenjtë kalimin në Gjilan