Sport

Griezmanni lavdëron Messin

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Antoine Griezmanni është duke i shijuar ditët e tij të para si lojtar i Barcelonës dhe në një intervistë për kanalin televiziv të klubit katalonas, ai e bëri një krahasim interesant mes Lionel Messit dhe LeBron Jamesit.

Francezi e theksoi se sportistët si Lionel Messi dhe Lebron James janë të rrallë dhe vijnë vetëm një herë në një gjeneratë, si dhe e theksoi mënyrën se si njerëzit e shohin të gjithë sportin përmes një individi, transmeton Gazeta Express.

“Ai është numri një në futboll, ashtu siç është LeBron në basketboll. LeBron është imazhi i basketbollit dhe i NBA-së. Në të njëjtën mënyrë është edhe Messi, imazhi i futbollit”, u shpreh Griezmanni.

“Ka diçka ndryshe nga lojtarët e tjerë, diçka ndryshe nga lojtarët e tjerë, diçka që ndodh një herë në 30 vjet”, shtoi francezi.

Francezi premtoi se do të japë më të mirën dhe do të argëtohet me skuadrën e tij gjatë sezonit të ardhshëm

“Ne do të kënaqemi, brenda dhe jashtë fushe, për këtë erdha këtu. Do të jap kontributin tim në çdo mënyrë të mundshme. Tani mendoj se si do të luaj në sy të tifozëve tanë. Unë jam ndër ata që lë gjithçka në fushë”, përfundoi Griezmanni.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv