Sport

Grezda sulmon fizikisht lojtarin kundërshtar në parking pas ndeshjes

Reprezentuesi i Shqipërisë, Eros Grezda, ka sulmuar fizikisht lojtarin e Rijekas, Antonio Çolakun, në parking të stadiumit pas përfundimit të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë të dielën.

Rijeka ka triumfuar 3:2 ndaj Osijekut të Grezdës. Në përfundim të ndeshjes ka ardhur deri te incidenti fizik.

“Në fund të ndeshjes, gjatë shkrimit të këtij raportit, delegatit të ndeshjes i është raportuar se në parking të stadiumit Rujevica pranë zhveshtores ka ardhur deri te sulmi fizik ku lojtari i Osijekut, Eros Grezda, e ka goditur me shuplakë në kokë lojtarin e Rijekas, Antonio Çolak. Për këtë ka intervenuar edhe policia që ka kryer hetim zyrtar për ngjarjen e njëjtë”, është shkruar në raportin e delegatit, raportojnë mediumet kroate.

Grezda ka luajtur 62 minuta në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë.

Postime të ngjajshme
Sport

Qëndrim Gashi kërkohet nga tri skuadra elitare dhe një evropiane

Sport

E mërkura e pasur me futboll, vëmendja në Premierligë

Sport

Drita – Gjilani edhe më herët ishte luajtur pa shikues, ja kush kishte triumfuar

Sport

Bllokohet shitja e Newcastle, kjo është arsyeja