Sport

Grezda merr këtë vendim të papritur

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Eros Grezda nuk ka mundur që në këtë verë të gjejë një sistemim të ri në karrierë. Sulmuesi nuk është më pjesë e planeve të trajnerit Steven Gerrard te Rangers, teksa për momentin aktivizohet me skuadrën e të rinjve.

Futbollisti gjakovar nuk arriti të përshtatej në kampionatin skocez, ndërsa problem më vete ishin edhe dëmtimet e shpeshta dhe afatgjata të cilat nuk e lejuan të shprehë potencialin e plotë.

Në këtë formë, Grezda ka humbur edhe grumbullimin me Kombëtaren e Shqipërisë për dy ndeshjet e muajit shtator.

Ndërkohë, së fundmi Grezda ka vendosur të mbyllë edhe llogarinë tij në Instagram , teksa jo në pak raste ka marrë kritika për ekzagjerimin e përdorimit të rrjeteve sociale.

Mesa duket, sulmuesi ka vendosur të fokusohet plotësisht te fusha dhe të rikthehet ai i mëparshmi, si në kohët e Osijekut kur aktivizohej në kampionatin kroat.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv