Sport

Greqi – Kosovë, sonte ndeshja do të transmetohet në këto kanale televizive

Përfaqësuesja e Kosovës sonte do të zhvillojë ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues për Kampionatin Botëror ”Katar 2022”, shkruan Zeri.info.

Ndeshjen e tetë dhe të fundit në Grupin B, Kosova e luan në udhëtim te Greqia.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin olimpik të Athinës, nga ora 20:45.

”Dardanët” janë në pozitën e fundit (5) në grup me vetëm katër pikë, teksa grekët ndodhen në pozitën e tretë me nëntë pikë.

Vlen të theksohet se kjo do të jetë edhe ndeshja e fundit e Kosovës për këtë vit.

Ndeshja Greqi – Kosovë do të transmetohet drejtpërdrejt në “Radio Televizionin e Kosovës – RTK” dhe në “Supersport Kosova”.

Related posts
Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Sport

Futbollisti i Dritës pritet të operohet, luajti 60 minuta me dorë të thyer ndaj Prishtinës

Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *