Sport

Greqi – Kosovë, rezultati nga pjesa e parë

Para pak çastesh ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen që Përfaqësuesja e Kosovës është duke e zhvilluar në udhëtim te Greqia në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan Gazeta Metro.

Në stadiumin olimpik ‘Spyros Louis’ të Athinës, Greqia dhe Kosova janë duke zhvilluar ndeshjen e vlefshme për raundin e katërt në kuadër të grupit të katërt në Ligën C.

45 minutat e parë të kësaj ndeshje janë mbyllur me rezultatin e barabartë dhe pa gola, me vendasit që kishin raste të mira shënimi, teksa ‘Dardanët’ nuk po arrin assesi të dalin në rast për të shënuar.

Grekët kishin një mundësi të artë të kalonin në epërsi në minutën e 19’të, por goditjen e Anastasios Bakasetasit nga pika e bardhë e priti portieri i Kosovës, Arijanet Muric.

Postime të ngjajshme
Sport

EKSKLUZIVE: Trepça ’89 transferon sulmuesin e Gjilanit

Sport

Rikthehet mbrojtësi shqiptar, gati për debutim në Serie A

Sport

Formacionet zyrtare: Celtic – Milan

Sport

Prince: Kosova është vend i bukur me njerëz të sjellshëm, nuk kam frikë nga përballja me Dakun